Vendimi i Gjermanisë për tu përballur me sanksionet e mundshme amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98103-vendimi_i_gjermanisë_për_tu_përballur_me_sanksionet_e_mundshme_amerikane
Gjermania po analizon masa për tu përballur me sanksionet e mundshme amerikane kundër linjës transportuese të gazit Nord Stream-2.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2020 03:22 Europe/Tirane
  • Vendimi i Gjermanisë për tu përballur me sanksionet e mundshme amerikane

Gjermania po analizon masa për tu përballur me sanksionet e mundshme amerikane kundër linjës transportuese të gazit Nord Stream-2.

Agjencia Bloomberg njofton se autoritetet gjermane janë duke analizuar masa të koordinuara me BE për tu përballur me sanksionet e mundshme amerikane të cilat mund të dëmtojnë kompanitë, bankat gjermane dhe ato evropiane. Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka deklaruar se sanksionet e vendosura kundër Nord Stream 2 janë në interes të Evropës pasi ky gazsjellës krijon varësi të Evropës tek Rusia e cila mund ta përdorë këtë linjë si mjet për të ushtruar presione ndaj Evropës. Rusia dhe Gjermania e kundërshtojnë vendimin e Washington për të ndëshkuar me sanksione kompanitë që po ndërtojnë tubacionin e gazit "Nord Stream 2" që lidh të dyja vendet. Ligji i firmosur nga presidenti Donald Trump hyri në fuqi të premten, dhe u lë personave të përfshirë 30 ditë kohë që të braktisin projektin, në të kundërt do përballen me revokim të vizave dhe do u bllokohen asetet financiare e pronat fizike. Për ekspertët, pala amerikane po ndërhyn më forcë në gjeopolitikën e kontinentit. "Për mendimin tim, këto sanksione nuk janë të ligjshme, sepse janë ekstraterritoriale, kërcënojnë njerëzit dhe kompanitë që nuk kanë seli në Amerikë dhe që nuk zotërohen nga qytetarët e saj. Është një lloj akti agresiv,"- deklaron Sigrid Fisher, drejtues i institutit gjerman Velt-Trends për Politikat Ndërkombëtare. Sipas tij, gazi rus është thelbësor për Gjermaninë për të plotësojë nevojat e saj për energji tani që ka vendosur të ndjekë politika më ambientaliste për prodhimin e saj. "Po heqim dorë nga energjia e prodhuar nga reaktorët bërthamorë, nga qymyrguri, ndaj çfarë na mbetet tjetër. Kemi erën, diellin, por për vitet që vijnë na duhet gazi. Në këtë kuptim Gjermania do të jetë një aktor tepër i rëndësishëm në tregun e gazit,"- shton doktor Fisher. Gazsjellësi "Nord Stream 2" do të transportojë gaz rus drejtpërdrejt në Gjermani nëpërmjet Detit Balltik, duke shmangur Ukrainën dhe Poloninë. Për shkak të sanksioneve amerikane, një nga kontraktorët zviceranë ka pezulluar aktivitetet e shtrimit të tubacionit, ndërsa grupi drejtues thotë se puna po vazhdon sipas planit për ta vënë projektin në funksion në mesin e vitit 2020. Vendet e Bashkimit Evropian mbështetën një plan për të rregulluar funksionimin e tubacionit të Rusisë, Nord Stream 2, një veprim që ka gjasa të ngadalësojë, por nuk përjashton ndërtimin e gazsjellësit. Marrëveshja e stërzgjatur vjen pas një shtytjeje të fundit të Gjermanisë dhe Francës për të ndryshuar projektin dhe për t’i dhënë Berlinit një mundësi për të detajuar se si do të sigurohet tubacioni për të transportuar gazin rus në Europë, nën Detin Baltik, në përputhje me ligjin e BE. Kancelarja Angela Merkel përshëndeti votimin si një shembull i lidhjeve të ngushta të Berlinit me Parisin, pasi dy fuqitë kryesore evropiane, të cilat të dyja kanë firmat e investuara në projekt, ishin publikisht në mosmarrëveshje përpara takimit të BE-së. Vendet e Europës Lindore, Nordike dhe të Baltikut shohin tubacionin prej 1,225 km (760 milje), që është tashmë në ndërtim, si rritja e mbështetjes së BE-së ndaj Moskës, ndërsa ato në Evropën veriore, veçanërisht Gjermania, i japin përparësi përfitimeve ekonomike. Autoritetet e Rusisë pasi vunë në dukje se Moska do tu përgjigjet sanksioneve të Amerikës kudër linjës së gazit Nord Stream 2 deklaruan se me gjithë sanksionet amerikane projekti për ndërtimin e kësaj linje do të përfundojë. Ministri i financave i Gjermanisë ka deklaruar se sanksionet e Amerikës kundër kompanive aktive në ndërtimin e Nord Stream 2 janë ndërhyrje në punët e brendshme të Evropës dhe të Gjermanisë. Linja e transportit Nord Stream 2 me një kapacitet transportues 55 miliard kub gaz në vit do të kalojë nga deti Baltik dhe do të arrijë në Gjermani. Për ndërtimin e gazsjellësit në falë është angazhuar kompani ruse Gazprom e cila ka bashkëpunim me kompanitë evropiane Engie, OMV, Shell dhe Wintershall.