Viktimat e koronavirusit vazhdojnë të rriten
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98105-viktimat_e_koronavirusit_vazhdojnë_të_rriten
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 9,5 milion, përkatësisht 9,532,128 sipas Worldometers.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2020 03:22 Europe/Tirane
  • Viktimat e koronavirusit vazhdojnë të rriten

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 9,5 milion, përkatësisht 9,532,128 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 485,122. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 124,281 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53,874, Britania e Madhe me 43,081 Italia me 34,675, Franca me 29,731 dhe Spanja me 28,327. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Shqipëri janë shënuar 48 viktima dhe janë infektuar 2,114 persona. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 5,179,011 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen. Ndërsa kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit. “Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje. “Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.