Ligjvënësit evropianë kundërshtojnë planin sionist për pushtimin e Bregut Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98112-ligjvënësit_evropianë_kundërshtojnë_planin_sionist_për_pushtimin_e_bregut_perëndimor
Ligjvënësit evropianë kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për pushtimin dhe aneksimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë kërkuar reagim serioz të qeverive të tyre kundër këtij veprimi të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2020 09:20 Europe/Tirane
  • Ligjvënësit evropianë kundërshtojnë planin sionist për pushtimin e Bregut Perëndimor

Ligjvënësit evropianë kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për pushtimin dhe aneksimin e 30% të tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë kërkuar reagim serioz të qeverive të tyre kundër këtij veprimi të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se me afrimin e datës së deklaruar nga regjimi sionist për zbatimin e planit për aneksimin e një pjese më të madhe të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës nga ana e regjimit sionist, ligjvënësit evropianë me anë të një letre kanë kundërshtuar këtë plan të regjimit sionist.

Më shumë se 1000 ligjvënës evropianë nga 26 vende të ndryshme evropiane me anë të një letre dërguar për ministrat e punëve të jashtme të vendeve të tyre, kanë theksuar: “Plani i regjimit sionist për pushtimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës do ta vë në rrezik perspektivën e paqes dhe do të inkurajojë shtetet e tjera për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare”.

Ligjvënësit evropianë në këtë letër kanë shprehur shqetësimin e tyre serioz në lidhje me zbatimin e planit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor.