Senati i Amerikës miraton planin për sanksione ndaj Kinës
Senati i Amerikës ka miratuar një plan në të cilin kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj Kinës për shkak të zbatimit të rregullave të reja të sigurisë në rajonin e Hong Kongut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas këtij plani që u miratua ditën e enjte në Senatin e Amerikës, individë dhe banka që ndihmojnë Kinën në zbatimin e ligjit të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong, do të vendosen në listën e sanksioneve.
Ky plan pritet që të miratohet edhe në Kongresin e Amerikës dhe pastaj të nënshkruar nga presidenti amerikan.
Duke marrë parasysh faktin se gjatë muajve të fundit janë shtuar tensionet mes qeverisë së Trump dhe Kinës për shkak të përhapjes së virusit Korona, ky plan së shpejti mund të shndërrohet në ligj. Ndërkohë Parlamenti i Kinës së fundi ka miratuar ligjin për siguri kombëtare të Hong Kongut. I cili vë në shënjestër grupet separatiste dhe ata të cilët synojnë kryerjen e operacioneve terroriste dhe ndërhyrjen në çështje të brendshme të Hong Kongut.