Fauci i alarmuar nga përhapja e Covid-19 në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98150-fauci_i_alarmuar_nga_përhapja_e_covid_19_në_shba
Pasi 16 shtete raportuan rritje të rasteve nga koronavirusi, eksperti i lartë për sëmundje infektive në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, tha se SHBA po përballet me një “problem serioz”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2020 16:35 Europe/Tirane
  • Fauci i alarmuar nga përhapja e Covid-19 në SHBA

Pasi 16 shtete raportuan rritje të rasteve nga koronavirusi, eksperti i lartë për sëmundje infektive në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauci, tha se SHBA po përballet me një “problem serioz”.

Ndërsa ekspertët e shëndetësisë në SHBA, thonë se duhet punuar më shumë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, nënkryetari i shtetit, Mike Pence, thotë se vendi ka bërë progres për sa i përket pandemisë, në një kohë që Amerikan numëron mbi 2,5 milionë të infektuar dhe mbi 127 mijë të vdekur nga Covid-19. Ndërkohë, vetëm të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 40 mijë raste të reja nga koronavirusi, rritje kjo rekorde brenda 24 orëve. Task forca e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin kishte dhe një mesazh të posaçëm për të rinjtë. Atyre iu bë thirrje që të testohen edhe pse mund të jenë asimptomatikë. Shtetet më problematike janë Teksasi, Florida dhe Arizona, të cilat pas heqjes së kufizimeve kanë shënuar shumë të infektuar. Për disa zona, numri i lartë i të infektuarve lidhet edhe me shtimin e kapacitetit testues. Por nga ana tjetër, duke parë gjendjen në terren, zyrtarët e shëndetësisë parashikojnë se numri i vërtetë i të infektuarve me koronavirus në ShBA është 10 fish më i larë se numri zyrtar i raportuar. Presidenti Trump i ka anashkaluar paralajmërimet e mjekëve dhe madje disa herë ka sugjeruar uljen e numrit të testimeve për të ulur numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus.