OKB kërkon hapa konkret nga Evropa kundër regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98179-okb_kërkon_hapa_konkret_nga_evropa_kundër_regjimit_sionist
Raportuesi special i OKB për çështjeje të të drejtave të njeriut ka kërkuar rishikimin e qëndrimeve të BE në marrëveshjet tregtare me regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 28, 2020 12:56 Europe/Tirane
  • OKB kërkon hapa konkret nga Evropa kundër regjimit sionist

Raportuesi special i OKB për çështjeje të të drejtave të njeriut ka kërkuar rishikimin e qëndrimeve të BE në marrëveshjet tregtare me regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mikëll Link, raportuesi special i OKB për çështjeje të të drejtave të njeriut, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të marrë hapa konkretë dhe serioz përball Tel Avivit në rast të zbatimit të planit për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara.

Mikëll Link gjithashtu ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta hartojë një listë të veprimeve reciproke kundër regjimit të Tel Avivit. Ai shtoi: "Disa kritikë po akuzojnë Bashkimin Evropian për politikë pasive dhe për mosveprim, ndërkohë që asgjë nuk është më mirë se sa një listë me veprimeve reciproke përball regjimit të Tel Avivit në rast të zbatimit të planit për aneksimin e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kështu do t'i jepet përgjigje edhe kritikave ndaj BE-s".