SHBA rifillon ekzekutimet me vdekje
Administrata Trump do të rifillojë ekzekutimet federale për herë të parë në 17 vjet pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi të dëgjojë një sfidë ligjore nga katër vrasës të dënuar.
Gjykata e Lartë nuk pranoi të dëgjojë argumentin e të burgosurve që ekzekutimet federale duhet t’u përmbahen protokolleve të injektimit vdekjeprurës të përdorura në shtetet ku është caktuar të ekzekutohet secili prej tyre. Vendimi hap rrugën që ekzekutimet e të burgosurve të rifillojnë që më datën 13 korrik. Katër të burgosurit federalë të parashikuar të ekzekutohen në korrik dhe gusht janë dënuar për vrasje të fëmijëve dekada më parë. Ekzekutimi i fundit federal në Shtetet e Bashkuara u bë në vitin 2003 kur veterani i Luftës së Gjirit Persik, Louis Jones Jr u ekzekutua për rrëmbimin dhe vrasjen e një ushtareje 19-vjeçare. Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, aktualisht ka 62 të burgosur federalë që kanë marrë dënimin e vdekjes në Shtetet e Bashkuara.