Manovër në kushte reale luftarake e avionëve rusë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98205-manovër_në_kushte_reale_luftarake_e_avionëve_rusë_në_siri
Uebfaqja ushtarake ruse, Avia.pro, njoftoi se forcat ajrore ruse kanë dërguar avionë luftarakë të gjeneratës së pestë në Siri për "të marrë pjesë në operacione luftarake dhe të godasin së bashku në koordinim me ekuipazhet e tjerë të bombarduesve rusë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2020 22:35 Europe/Tirane
  • Manovër në kushte reale luftarake e avionëve rusë në Siri

Uebfaqja ushtarake ruse, Avia.pro, njoftoi se forcat ajrore ruse kanë dërguar avionë luftarakë të gjeneratës së pestë në Siri për "të marrë pjesë në operacione luftarake dhe të godasin së bashku në koordinim me ekuipazhet e tjerë të bombarduesve rusë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, avionët gjuajtës Su-57 dhe Su-35 funksiononin si një "trupë kompakte" në kushte reale luftarake që mund të krijoheshin vetëm në territorin sirian. “Manovra u krye në kushte reale luftarake. Një grup avionësh Su-35 u koordinuan me një grup avionësh Su-57 që shërbyen si komandë e tyre dhe e stafit të tyre", njofton i njëjti burim. Një burim tjetër ushtarak rus konfirmoi për agjencinë e lajmeve TASS se informacionet ishin shkëmbyer midis avionëve në kohë reale. Përdorimi i një ndërlidhje që vepron në një hapësirë ​​të vetme informacioni, rriti ndjeshëm efektivitetin e misioneve luftarake. Duhet të theksohet se Ministria Ruse e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende përdorimin e avionëve Su-57 në Siri, megjithatë, këta avionë luftarakë ishin shfaqur më parë në disa raste në territorin sirian, ku kushtet janë më të favorshme për të provuar pajisjet ushtarake ruse. Kohët e fundit, pozicionet e terroristëve në Idlib u goditën nga Forca Ajrore Siriane, e cila thuhet se është e pajisur me Su-57.