SHBA e alarmuar nga prania e Rusisë në Libi
(last modified Mon, 29 Jun 2020 20:36:43 GMT )
Qershor 29, 2020 22:36 Europe/Tirane
  • SHBA e alarmuar nga prania e Rusisë në Libi

Komandanti ushtarak amerikan, James Foggo, tha se Amerika ishte gati të përballet me Moskën në Libi, ndikimi i së cilës po rritet në këtë vend duke rrezikuar bazat ushtarake amerikane në jug të Evropës.

Sipas Foggo, Krimeja, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, dhe baza në qytetin bregdetar sirian të Tartusit janë bërë qendrat e mbrojtjes ajrore dhe të Marinës ruse. Libia mund të jetë një tjetër, paralajmëroi ai. "Rusia tashmë është një kërcënim për Marinën e SHBA në rajon, dhe kjo në kushtet kur disa anije luftarake ruse janë të pranishme në rajon dhe fuqia kryesore e flotës ruse është në pjesën lindore të Detit Mesdhe" , shtoi Foggo. "Prania në rritje e Rusisë e bën Mesdheun Lindor një nga zonat më të militarizuara në botë", tha shefi i Marinës së SHBA në Evropë, duke paralajmëruar se Moska mund të forcojë dominimin e saj në rajon nëse do të kishte një bazë në Libi. "Rusët po vendosin nëndetëse moderne diesel, të heshtura, të afta për të lëshuar raketa cruise Caliber. Një nëndetëse e klasit Kilo mund të shkojë kudo në ujërat evropiane dhe të sulmojë nga deti çdo kryeqytet në Evropë ose në Afrikën e Veriut ", deklaroi Admiral James Foggo. Kjo është deklarata e parë publike e Shteteve të Bashkuara që thekson se shfaqja e flotës ruse në ujërat e Detit Mesdhe ka filluar të kërcënojë si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe vendet anëtare të NATO-s.

 

Tags