Trump ofendon kancelaren Merkel
Burime të informuara i kanë njoftuar kanalit CNN se autoritetet gjermane janë stresuar aq shumë nga biseda tepër e ashpër telefonike e Donald Trump me kancelaren gjermane Angela Merkel saqë e kanë mbajtur të fshehtë këtë bisedë.
Karl Braineishtajn, gazetar i njohur i gazetës Uashington Post për skandalin Watergate shkruan se Donald Trump në formë sadizmi e ka quajtur Merkelin të vogël. Sipas kanlit CNN atë që Trump i ka dhënë kancelares gjermane Merkel janë të pabesueshme. Ai e ka quajtur “ të marrë” kancelaren gjermane e cila është e ndikuar nga rusët. Burimet informative thonë se Trump me ata persona që i konsideron se janë të dobët mban qëndrimet më të ashpra ndërsa ndaj atyre që duhet të jetë i ashpër, mban qëndrime të dobëta. Një prej autoriteteve gjermane thotë se numri i funksionarëve që monitorojnë bisedat e Merkel me Trump është ulur dhe ka mbetur vetëm një numër i caktuar pasi këto biseda janë problematike. Sipas këtyre autoriteteve, bisedimet mes Merkel dhe Trump kanë qenë aq shumë anormale saqë janë ndërmarrë masa për mbajtjen e tyre të fshehta.