Kremlini reagon ndaj raportit të Nju Jork Times
Zëdhënësi i Kremlinit ka reaguar ndaj pretendimeve të paraqitura nga Nju Jork Times lidhur me financimin e grupit Taleban nga ana e Moskës për të sulmuar ushtarët amerikanë në Afganistan.
Dimtri Peskov, deklaroi: Cështja e pretenduar nga gazeta Nju Jork Times nuk është diskutuar nga presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump. Peskov shprehu keqardhje për punën e kësaj medjaje amerikane dhe mashtrimet e saj. Nju Jork Times ka pretenduar se një grup zbulimi informativ i ushtrisë ruse ka inkurajuar grupin talebanët që të sulmojë forcat amerikane në Afganistan. Amerika dhe aleatët e saj kanë sulmuar Afganistanin që prej vitit 2001 me justifikimin gjoja për të luftuar terrorizmin, por terrorizmi, pasiguria, prodhimi i lëndëve narkotike, ofezat ndaj simboleve të myslimanëve dhe krimet e forcave amerikane në këtë vend janë shtuar edhe më shumë