Miratohet ligji për sanksionimin e autoriteteve kineze në Senat
Senati amerikan ditën e enjte me shumicë votash ka miratuar ligjin për sanksionimin e autoriteteve kineze me pretekstin e dobësimit të autonomisë dhe shkeljen e lirive në Hong Kong.
Sipas USS Today, ligji i miratuar më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, për sanksionimin e autoriteteve kineze, ka marrë konfirmimin edhe të Senatit. Tani ligji në fjalë pritet të firmoset nga presidenti Donald Trump dhe të kthehet në ligj zyrtar. Sipas ligjit në fjalë të gjitha bankat dhe kompanitë që kanë pasur shkëmbime financiare me autoritetet dhe organet kineze të sanksionuara, futen në listën e sanksioneve. Hong Kongu prej kohësh po përballet me protesta të gjera anti-qeveritare. Amerika dhe aleatët e saj mes tyre Britania në vend që të kritikojnë metodën vandale të përdorur nga protestuesit kanë kritikuar autoritetet e sigurisë së Kinës dhe kanë kërcënuar se nëse Pekini nuk respekton liritë e Hong Kongut ai do të përballet me pasoja serioze. Hong Kongu prej vitit 1842-1997 ka qenë koloni e Anglisë dhe prej atij viti i është dorëzuar Kinës. Kina pasi ka kritikuar sanksionet amerikane, ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të saj.