Pandemia edhe më e rrezikshme
Ndërkohë që bota është duke luftuar me Covid019, një shkencëtar amerikan parashikon mbërritjen e një virusit të ri 100 herë” më të keq se Covid-19.
Sipas tij, ky virus i ri më i fortë do të vijë nga shpendët. Shkencëtari Michael Greger nënvizon faktin se sëmundjet, agjentët shkaktarë të të cilave kalojnë nga kafshët te njerëzit, janë çelësi i të gjithë problemeve për sa i përket viruseve. Covid-19, sipas tij, nuk është i fundit i një zinxhiri viruset që do të godasë njerëzimin ë të ardhmen. Këtë hipotezë ai e prezanton në librin e tij “Si t`i mbijetojmë një pandemie”, ku shpjegon se një virus i ri apokaliptik do të trokasë së shpejti në derën e njerëzimit nëse asgjë nuk ndryshon nga tani. Sipas tij, ky virus apokaliptik do të jetë “100 herë më i keq” kur të mbërrijë. Greger njoftoi se bartësi i ri i virusit agresiv i tipit të H5N1 është shpend, mishi i të cilit konsumohet gjerësisht. Trupi i njeriut, nga sa pretendon ai, po bëhet gjithnjë e më i cenueshëm prej viruseve për shkak të kushteve jo-sterile të prodhimit si dhe kimikateve që i bëjnë që shpendët të rriten. ”Me pandemitë që përhapin në mënyrë eksplozive një virus nga njeriu te njeriu, nuk ka asnjëherë pyetje nëse, por kur do të ndodhin”, - ka shkruar shkencëtari.