Franca kthen mbetjet e martirëve algjerianë në vendin e vet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98283-franca_kthen_mbetjet_e_martirëve_algjerianë_në_vendin_e_vet
Franca sot kthen në Algjeri mbetjet e eshtrave të martirëve algjerianë gjatë periudhës së kolonializmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2020 09:55 Europe/Tirane
  • Franca kthen mbetjet e martirëve algjerianë në vendin e vet

Franca sot kthen në Algjeri mbetjet e eshtrave të martirëve algjerianë gjatë periudhës së kolonializmit.

Kanali televiziv France 24 ka njoftuar se ekzekutimi i algjerianëve ka qenë një prej veprimeve të dhunshme që nuk mund të besohen që janë kryer në shekullin 19. Në shekullin 19, në kohën kur Franca ishte një prej fuqive kolonialiste të asaj kohe, ka bërë përpjekje të mëdha për pushtimin e Algjerisë. Kjo luftë ka zgjatur me vite të tëra sepse janë zhvilluar rezistenca të shumta kundër ushtrisë së Francës.

Shumë prej këtyre personave të rezistencës janë ekzekutuar me vrasje dhe skeleti i kafkës së tyre është dërguar në Paris, ndërsa aktualisht ato kafka ruhen në muzeun natyror të Parisit.

Më 6 dhjetor të vitit 2017, presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitë zyrtare të tij në Algjeri, pati deklaruar se pas disa kërkesave që ka bërë qeveria e Algjerisë për kthimin e skeletit të kafkave të martirëve algjerianë, ai tani ka vendosur që këto kafka të kthehen në Algjeri.

Mishel Zhiro, kryetari i Muzeut të Historisë Natyrore të Parisit, thotë se përveç 18 mijë kafka që ruhen në Muzeun e Historisë Natyrore të Parisit, ekzistojnë edhe shumë kafka algjeriane që ruhen në një kuti të hekurit. Kjo është për arsye se kjo çështjeje është shumë polemike dhe ne këto kafka i kemi hequr nga ekspozimi para publikut. Një prej këtyre kafkave i përket Sharif Bu Baghala që ka qenë një prej liderëve të forcave të rezistencës së Algjerisë dhe figura e tij mund të vërehet në një tablo artistike që i përket vitit 1866.

Dërgimi i kafkave të algjerianëve të ekzekutuar në Francë bëhej për dy qëllime, së pari me këtë veprim kolonialistët francezë mundoheshin t’i tregonin popullit algjerian se ky është fati i atyre që rebelohen kundër pushtetit kolonialistë të Francës dhe qëllimi tjetër ishte të tregohej fitorja e forcave pushtuese franceze para qytetarëve të Francës. Më në fund sot pritet të kthehen këto kafka në Algjeri.