Macron zgjedh Jean Castex si kryeministër të ri në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98286-macron_zgjedh_jean_castex_si_kryeministër_të_ri_në_francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave kundër koronavirusit, si kryeministër të ri, në kuadër të një rifreskimi të qeverisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 03, 2020 14:51 Europe/Tirane
  • Macron zgjedh Jean Castex si kryeministër të ri në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi të premten shërbyesin civil francez, Jean Catex, që ka hartoi politikat e zbutjes së masave kundër koronavirusit, si kryeministër të ri, në kuadër të një rifreskimi të qeverisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit.

Vendimi është pjesë e një riorganizimi qeveritar.

Castex, 55 vjeç, ka shërbyer gjithashtu si president i Agjencisë Kombëtare të Sporteve në Francë dhe ka mbikëqyrur përgatitjet për Lojërat Olimpike të "Paris 2024".

Pallati Elysee njoftoi emërimin më 3 korrik, vetëm disa orë pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër.

Masa e Macronit për të rifreskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se zëvendësimi i Philippes, i cili është më i popullarizuar në publik sesa presidenti, mund të provokojë një bixhoz të rrezikshëm politik për Macronin, pasi ish-kryeministri mund të dalë si një rival presidencial më 2022.