Testimi i pasuksesshëm i medikamenteve tek pacientët me kroonavirus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98322-testimi_i_pasuksesshëm_i_medikamenteve_tek_pacientët_me_kroonavirus
OBSH ka ndërprerë testimin e medikamentit Hidroksi Klorokin për të sëmurët me koronavirus.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 05, 2020 07:48 Europe/Tirane
  • Testimi i pasuksesshëm i medikamenteve tek pacientët me kroonavirus

OBSH ka ndërprerë testimin e medikamentit Hidroksi Klorokin për të sëmurët me koronavirus.

Ditën e shtunë OBSH në formë zyrtare deklaroi se medikamenti Hidroksiklorokin nuk ka ndikim kurues tek pacientët me Covid-19. Më herët ka dalë lajmi se Organizata Botërore e Shëndetësisë aksidentalisht postoi një përmbledhje të rezultateve të studimit duke zbuluar se trajtimi eksperimental me Remdesivir, nuk ndihmoi një grup pacientësh me raste të rënda të Covid-19, sipas raporteve nga Financial Times dhe STAT News. Një përfaqësues i OBSH-së konfirmoi gabimin, duke thënë se përmbledhja u hoq shpejt nga faqja e saj në internet. Rezultatet erdhën nga një studim i pacientëve në Kinë. Pas një muaji, rreth 14% e pacientëve që morën remdesivir kishin vdekur, krahasuar me rreth 13% të atyre që morën një placebo, raportoi STAT. Ditë më parë një spital në Çikago kuroi pacientë të shumtë me Remdesivir, gjendja e të cilëve përmirësohej brenda 14 ditëve.  Kjo nxiti shpresa për një përdorim të gjerë, por që u shuan nga rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.