Biden pohon racizmin 200 vjeçar në Amerikë
(last modified Mon, 06 Jul 2020 06:13:00 GMT )
Korrik 06, 2020 08:13 Europe/Tirane
  • Biden pohon racizmin 200 vjeçar në Amerikë

Racizmi, dhuna dhe ushtrimi sistematik i forcës ndaj zezakëve në Amerikë, ka qenë dhe është një prej karakteristikave të shoqërisë amerikane që nga formimi i këtij vendi në vitin 1776.

Me gjithë rezistencën e zezakëve për përfitimin e të drejtave të tyre, mirëpo kjo shtresë e shoqërisë amerikane vazhdon të jetë viktimë e diskriminimit dhe dhunës. Kjo është diçka që madje disa zyrtarë të lartë të SHBA dhe politikanë e kanë pranuar. Në postimin e tij të fundit, kandidati për president Joe Biden dhe rival i tanishëm i Donald Trump, në një mesazh në Twitter me rastin e Ditës së Pavarësisë Amerikane, pranoi se racizmi sistematik në vend ka një histori më shumë se dy shekuj. Në mesazhin e tij, Biden shkroi: "Racizmi sistematik ka ekzistuar në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 200 vjet dhe vazhdon të ketë një efekt shkatërrues në shoqërinë amerikane. Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë vepruar në përputhje me parimin e saj themelor se "të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë" dhe ata vazhdojnë të dështojnë fuqishëm në këtë aspekt. Mesazhi i Biden erdhi disa orë pasi Trump iu drejtua një turme mbështetësish kryesisht të bardhë në Dakotën e Jugut në ceremoninë e 4 korrikut, duke akuzuar protestuesit anti-racizëm për promovimin e asaj që ai e quajti "fashizmi i ri i majtë." "Shtetet e Bashkuara po përballen me rrezikun në rritje të protestuesve anti-racist", tha Trump. Përzierja e këtyre dy këndvështrimeve tregon shkallën në të cilën ka mosmarrëveshje, madje edhe në nivelin më të lartë të politikës në Shtetet e Bashkuara, rreth racizmit dhe dimensioneve të tij në Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, Biden ka konfirmuar situatën anormale dhe çnjerëzore të zezakëve dhe racizmin sistematik në Shtetet e Bashkuara, në një vend që pretendon se është në pararojë të të drejtave të njeriut në botë, gjë e cila zbulon një realitet të hidhur në shoqërinë amerikane. Në fakt, në amerikë diskriminimi racor, arsimor, profesional dhe shoqëror, si dhe aktet e dhunës ndaj zezakëve, janë bërë të zakonshme. Gjatë tre shekujve të historisë amerikane, zezakët gjithmonë kanë qenë në shënjestër të skllavërimit, abuzimit të përhapur, vrasjeve dhe dhunës ekstreme. Edhe pse lëvizja e zezakëve për të drejtat civile krijoi një valë kryengritjesh në vitet 1950 për të fituar të drejtat e tyre dhe për të eliminuar diskriminimin, realiteti i shoqërisë së sotme amerikane është se diskriminimi racor vazhdon në dimensione dhe aspekte të ndryshme kundër tyre. Një nga manifestimet e kësaj çështje, e cila është bërë shumë e qartë vitet e fundit, është dhuna e pakursyer e policisë amerikane kundër zezakëve. Një analizim i statistikave tregon se viktimat kryesore të dhunës policore në Shtetet e Bashkuara janë njerëzit me ngjyrë dhe sidomos zezakët dhe kjo është një nga arsyet kryesore e protestave dhe trazirave që ndodhin herë pas here në qytetet amerikane. Origjina e kësaj dhune qëndron në rrënjët e thella të racizmit në shoqërinë amerikane. Sipas ish-presidentit amerikan Barack Obama: Racizmi është në "ADN-në" e amerikanëve. Natyrisht, ekzistenca e kësaj pikëpamje ka prekur të gjitha aspektet e jetës shoqërore të afro-amerikanëve dhe ka çuar në formimin e një procesi në të cilin përdoret diskriminimi racor dhe dhuna strukturore, veçanërisht nga policia amerikane. Vazhdimi i kësaj tendence ka çuar në një krizë të thellë në shoqërinë amerikane, e cila u pasqyrua në protestat e përhapura kundër vrasjes së "George Floyd" nga një oficer i bardhë policie amerikan, vrasje që u krye në qetësi dhe brutalitet të plotë nga ana e policisë.


 

Tags