Johnson paralajmëron mbi pasojat e aneksimit të rajonit BPLJ
Boris Johnson kryeministër i Anglisë në një bisedë telefonike me Beniamin Netanjahun kryeministrin e regjimit sionist ka paralajmëruar këtë të fundit për pasojat e aneksimit të rajonit BPLJ.
Johnson në këtë bisedë telefonike me Netanjahun shprehu shqetësimin mbi zbatimin e planit të aneksimit dhe theksoi se ky veprim mund të dëmtojë procesin e paqes në rajon. Kryeministri i Anglisë gjithashtu i ka kërkuar regjimit sionist që të rikthehet në procesin e bisedimeve me palestinezët. Kryeministri Johnson në një intervistë me Jediot Aharanot ka kërkuar nga regjimi pushtues i Kodsit që të mos zbatojë planin për aneksimin e rajonit BPLJ dhe ka paralajmëruar se zbatimi i këtij plani vë në rrezik procesin e afrimit të këtij regjimi me vendet arabe. Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit ka shpallur zbatimin e planit për aneksimin e rajonit BPLJ që nga fillimi i këtij muaji por deri tani plani është shtyrë pas paralajmërimeve të grupeve palestineze Hamsa dhe Fat’h.