Pika e dobët e Erdoganit në Libi
(last modified Sun, 12 Jul 2020 20:49:23 GMT )
Korrik 12, 2020 22:49 Europe/Tirane
  • Pika e dobët e Erdoganit në Libi

Sulmi kundër bazës së al-Vatija në Libi, ku Erdogan humbi dronët e tij MIM-23 para se t'i zëvendësonte menjëherë me S-125 nuk e ndihmoi atë që pala e kundërt, Egjipti, të mos mund të zbulojë defektin e armëve të ushtrisë turke.

Në fakt, Ankaraja po shumëfishon këto ditë ushtrimet detare dhe ajrore të të gjitha llojeve, në pritje të asaj që mund të jetë beteja e madhe e Sirtes. Por kjo nuk mjafton. Industria turke e mbrojtjes është duke luftuar për të hartuar sisteme shtytëse balistike dhe për ato është plotësisht e varur nga NATO. Kjo bën që për rrezen e raketave të Turqisë, vendos NATO-ja! Ekspertët thonë se këto probleme madje mund të çojnë në një ndalesë të plotë të planeve të mbrojtjes së Ankarasë, çka  nuk është aspak e dëshirueshme përderisa Turqia është në luftë në tre frontet Siri-Irak-Libi. Për shembull, sa i përket raketave anti-anije Atmaca dhe raketave tokë-ajër SOM, turqit ende varen nga motorët mikro-jet të importuar nga Franca! Kjo është arsyeja pse turqit po përpiqen të zhvillojnë një motor vendas për raketat e tyre cruise, por ende pa sukses. Pyetja që lind është nëse Turqia, me të vërtetë mund të veprojë në emër të saj në Libi, apo nëse politikat e saj në Siri dhe Irak janë të pavarura. Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë që nuk je i lirë të zgjedhësh.

 

Tags