The Guardian: Evropa ta njohë shtetin e pavarur të Palestinës
Gazeta e njohur britanike ditën e diele në një raport të saj ka kërkuar nga shtetet evropiane që pasa se të bëhet shumë vonë, ta njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës.
Në këtë raport të gazetës britanike “The Guardian” thuhet: “Në muajin janar, atëherë kur presidenti amerikan Donald Trump në mënyrë zyrtare prezantoi planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”, nuk është ftuar asnjë autoritet palestinezë për të marrë pjesë në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. Trump këtë konferencë për shtyp e ndau vetëm me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist dhe këta dy prezantuan një dokument me 181 faqe i cili paraqitet të jetë si një skicë e rrugës për zgjidhjen e dy shteteve, mirëpo në realitet ky dokument është vetëm një dokument i cili i privon palestinezët nga të drejtat e tyre legjitime dhe njeh zyrtarisht pretendimin e Tel Avivit në lidhje me kolonitë e paligjshme. Me prezantimin e këtij dokumenti, u trondit e gjithë bota dhe Evropa mbeti e çuditur me gisht në gojë. Amerika në mënyrë zyrtare kërkon aneksimin e disa pjesëve të gjera të tokave palestineze të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara. “Akordi i shekullit” e ka vendosur Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të tij në një pozitë të vështirë. Evropa ose duhet të rishikojë qëndrimet e veta në koordinimin e politikave të saj me politikat e Amerikës ose duhet të deklarojë kundërshtimin e vet. Qeveria e re e regjimit sionist kishte caktuar datën 1 korrik të këtij viti si fillim të aneksimit të tokave palestineze. Në kohën kur kjo çështje u bë publike, Evropa ka filluar të flasë për sanksione ndaj regjimit sionist. Deputetët e Parlamenteve të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë kanë miratuar rezolutat për marrjen e masave ndëshkuese në rast të zbatimit të planit për aneksimin e tokave palestineze. Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e aneksimit të tokave palestineze të Bregut Perëndimor për marrëdhëniet e Tel Avivit dhe BE. Data e caktuar e Netanjahut për zbatimin e planit për aneksimin e tokave palestinez, tani ka kaluar dhe kjo çështjeje aktualisht është shtyrë. Ekziston mundësia që të supozohet kjo që BE tani e ka qetësuar mendjen dhe ndoshta mund të shpresohet se zgjedhjet presidenciale në Amerikë në muajin nëntor mund të bëhen shkak për largimin e Trump dhe ekipi i tij pushtues nga pushteti në Amerikë dhe në këtë mënyrë politika e Amerikës të kthehet në koordinim me konsensusin botëror”. Prandaj, nëse ta pranojmë se BE është e paaftë, atëherë secili prej vendeve anëtare të BE duke marrë parasysh situatën e krijuar, çfarë veprimi mund të bëjnë? Përgjigja është e qartë: para se të vendoset në zbatim plani për aneksimin e tokave palestineze, ta njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës”.