Kreu i OBSH-së: Situata e pandemisë do të përkeqësohet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98528-kreu_i_obsh_së_situata_e_pandemisë_do_të_përkeqësohet
Situata e pandemisë së coronavirusit do të përkeqësohet nëse njerëzit nuk i zbatojnë masat paraprake, për t’u mbrojtur nga virusi, paralajmëron OBSH.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 13, 2020 16:33 Europe/Tirane
  • Kreu i OBSH-së: Situata e pandemisë do të përkeqësohet

Situata e pandemisë së coronavirusit do të përkeqësohet nëse njerëzit nuk i zbatojnë masat paraprake, për t’u mbrojtur nga virusi, paralajmëron OBSH.

“Shumica e vendeve po ecin në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku numër një në botë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Nëse rregullat elementare nuk zbatohen, atëherë pandemia do të përkeqësohet secilën herë e më shumë”, u shpreh ai. “Nuk do të ketë kthim në normalitet, nëse situata vazhdon kështu në të ardhmen. Ka ende shumë gjëra për të cilat ne duhet të shqetësohemi”, potencoi Ghebreyesus. Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve të coronavirusit në të gjithë globin u rrit në gati 13 milionë, ndërsa 569 mijë persona kanë ndërruar jetë. SHBA, vendi më i prekur në botë, tani ka më shumë se 3.4 milionë raste dhe mbi 137,000 vdekje.