BE ndërhyn përsëri në punët e brendshme të Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98538-be_ndërhyn_përsëri_në_punët_e_brendshme_të_kinës
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) të hënën tha se blloku do të nisë planet e tij kundër Pekinit në përgjigje ndaj rregullave të reja të sigurisë së Kinës mbi rajonin e Hong Kongut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2020 03:26 Europe/Tirane
  • BE ndërhyn përsëri në punët e brendshme të Kinës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) të hënën tha se blloku do të nisë planet e tij kundër Pekinit në përgjigje ndaj rregullave të reja të sigurisë së Kinës mbi rajonin e Hong Kongut.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Joseph Borrell deklaroi se kishte dyshime serioze në lidhje me respektimin e rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare të Kinës, duke thënë se blloku mbështet parimin e autonomisë dhe lirisë së Hong Kong-ut. Borrell vazhdoi duke pretenduar se Bashkimi Evropian i qëndron pranë popullit të Hong Kong-ut. Parlamenti kinez kohët e fundit miratoi Aktin e Sigurisë Kombëtare të Hong Kongut. Ligji ka në shënjestër separatistët dhe ata që synojnë të kryejnë operacione terroriste dhe të ndërhyjnë në punët e Hong Kongut. Hong Kong pre kohësh është bërë arenë e protestave antiqeveritare dhe protestuesit kanë qenë në gjendje të futen në disa ndërtesa qeveritare. Në vend që të dënojë protestuesit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë kritikuar mënyrën se si bashkëveprojnë forcat kineze të sigurisë me protestuesit, duke argumentuar se nëse Pekini nuk respekton liritë në Hong Kong, do të duhet të presë pasoja të rënda. Hong Kongu ishte nën sundimin britanik nga viti 1842 deri në 1997, por u bashkua me Kinën në 1997 pas përfundimit të një traktati të mëparshëm me Britaninë.