Shtohen rastet e të infektuarve me Covid-19 në Amerikë
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.480.097, me 64.507 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit
SHBA gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 476 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 138.273 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend. SHBA mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në botë. Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila merret me grumbullimin e të dhënave lidhur me pandeminë COVID-19, tregojnë se numri i rasteve të kofirmuara me koronavirus në SHBA është rritur në 3.480.097, me 64.507 raste të reja të zbuluara gjatë ditës së fundit. Për sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Brazili me 1.888.889 raste të konfirmuara, India me 911.629 raste të konfirmuara dhe Rusia me 739.947 raste të konfirmuara. Që nga shpërthimi i pandemisë në SHBA janë kryer rreth 43,2 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus është mbi 1,55 milionë.