Parlamenti francez aprovon kryeministrin e ri
Parlamenti i Francës ka dhënë votën pro kryeministrit të ri të vendit.
Në votimin e mbajtur dje në parlamentin e Francës Jean Castex arriti të marrë votëbesimin e parlamenti dhe të zgjidhet kryeministër. Në votim kryeministri i ri i Francës arriti të marrë 345 vota pro, 177 kundër dhe 43 vota abstenim. Emanuel Makron president i Francës ka zgjedhur Jean Castex si kandidatin për zëvendësimin e Eduard Philippe në postin e kryeministrit. Qeveria e Philippe ka dhënë dorëheqje vetëm disa ditë nga përfundimi i zgjedhjeve lokale. Jean Castex në fjalimin e tij të mbajtur para votimit në parlament deklaroi se prioritet i qeverisë së tij do të jetë lufta kundër papunësisë. Zbatimi i planit 100 miliard eurosh për ringjalljen e ekonomisë, bisedimet me sindikatat e punëtorëve dhe punëdhënësve, reformimi i ligjit të pensioneve, ulja e ndikimit të planit për shkarkimin e punëtorëve nga kompanitë dhe masat për ruajtjen e ambientit, janë disa nga problemet me të cilat përballet qeveria franceze. Veprimet dhe politikat e qeverisë së preisdnetit Makron muajt e fundit kanë ngjallur protesta të gjera të popullit francez.