Deputetët e Parlamentit të Francës mbështesin sanksionet ndërkombëtare kundër Izraelit
Deputetët e Parlamentit të Francës në mënyrë kolektive kanë mbështetur vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër regjimit sionist.
Gazeta franceze “Le Figaro” njoftoi se mbi 100 deputetë të Parlamentit të Francës me anë të një deklarate, kanë theksuar nevojën për njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Palestinës dhe kanë dënuar planin e regjimit sionist për aneksimin e tokave palestineze të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara dhe kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër regjimit sionist.
Deputetët e Kuvendit Kombëtare dhe të Senatit të Francës planin e regjimit sionist për aneksimin e tokave palestineze e kanë quajtur kërcënim dhe kanë thënë: “Kërkojmë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ta njohin zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës përndryshe shteti i Francës në mënyrë të vetme duhet të marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës.
Emmanuel Macron, presidenti i Francës, gjithashtu më 9 korrik ka kërkuar nga Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, që të heqë dorë nga plani për aneksimin e tokave palestineze të Bregut Perëndimor në territoret e pushtuara.