Rrëzohet avioni, vdesin 7 policë turq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98625-rrëzohet_avioni_vdesin_7_policë_turq
Shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni të policisë turke në zonat malore të lindjes së vendit, tha sot ministria e brendshme turke.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2020 16:57 Europe/Tirane
  • Rrëzohet avioni, vdesin 7 policë turq

Shtatë anëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni të policisë turke në zonat malore të lindjes së vendit, tha sot ministria e brendshme turke.

Avioni i vogël që po kthehej nga një mision zbulimi u përplas në malin Artos në një lartësi prej 2,200 metra, tha ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu. Mali vullkanik gjendet në provincën Van, pranë kufirit me Iranin. Soylu, i cili ishte në rajon për të ndjekur operacionet e rekuperimit, tha se avioni ishte zhdukur nga radarët teksa i afrohej aeroportit Van’s Ferit Melen. Të gjithë njerëzit në bord përfshi dhe dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare. Ministri tha se shkaku i aksidentit ishte ende nën hetim.