Presidenti i Brazilit mund të gjykohet nga Gjykata e Hagës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98626-presidenti_i_brazilit_mund_të_gjykohet_nga_gjykata_e_hagës
Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit Gilmar Mendes ka “alarmuar” Presidentin e Republikës, Jair Bolsonaro, për mundësinë e gjykimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për mënyrën sesi qeveria e tij po trajton pandeminë koronavirus.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2020 21:28 Europe/Tirane
  • Presidenti i Brazilit mund të gjykohet nga Gjykata e Hagës

Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Brazilit Gilmar Mendes ka “alarmuar” Presidentin e Republikës, Jair Bolsonaro, për mundësinë e gjykimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për mënyrën sesi qeveria e tij po trajton pandeminë koronavirus.

Mendes, që aktualisht ndodhet në Europë, foli përmes telefonit me Bolsonaro të hënën e kaluar kur “e paralajmëroi atë për rrezikun që menaxhimi i pandemisë të arrijë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, shkruajnë sot gazetat braziliane. Muajin e kaluar, gjykata e Hagës filloi të hetojë një ankesë kundër kreut të shtetit paraqitur nga Partia Demokratike e Punës (PDT) e ish-kandidatit presidencial Ciro Gomes. Mendes është i njëjti gjyqtar që habiti me deklaratën e tij se ushtria braziliane është gjithashtu “bashkëpunëtore në genocid” e vënë në praktikë nga ekzekutivi i Bolsonaro.