Amerika zbaton urdhrin e dytë federal për dënim me vdekje
Mediat amerikane njoftuan zbatimin e urdhrit të dytë federal për dënim me vdekje brenda një jave.
Agjencia Fars e lajmeve njoftoi se një shtetas amerikan i cili akuzohet për vrasjen e një adoleshente dhe të një moshuare 80 vjeçare, ditën e enjte është ekzekutuar me vdekje me urdhër federal në shtetin Indiana. Agjecnia Associated Press shkruan se personi në fjalë vuante nga të metat mendore dhe ai nuk duhet dënuar me vdekje. Personi në fjalë u ekzekutua me vdekje me injektimin e helmit. Ky është ndëshkimi i dytë me vdekje brenda një jave pas 17 vitesh ndërprerjeje. Qeveria e Donald Trump verën e kaluar njoftoi se ka ndërmend të rinisë ndëshkimet me vdekje dhe për ekzekutimin e urdhrave federalë me vdekje do të përdoret medikamenti fenobarbital. Vitin e kaluar disa të dënuar në Amerikë janë keqtrajtuar rëndë në kohën kur atyre u është injektuar medikamenti helmues.