Rusia dhe Franca theksojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Zv/ministrat e punëve të jashtme dhe mbrojtjes së Rusisë dhe Francës kanë biseduar në lidhje me programin atomik të Iranit, krizën në Libi dhe Siri, kontrollin e armëve si dhe kanë theksuar ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se këto bisedime janë zhvilluar dje në Paris në bazë të marrëveshjes së presidentëve të Rusisë dhe Francës dhe kanë biseduar në lidhje me çështjet e stabilitetit strategjik dhe kontrollit të armatimeve si dhe kanë shqyrtuar çështjet përkatëse me organizimin e takimit të Këshillit për Bashkëpunim të Çështjeve të Sigurisë në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme dhe zv/ministrave të mbrojtjes.
Në këto bisedime pala ruse është përfaqësues në nivel të zv/ministrit të punëve të jashtme dhe zv/ministrit të mbrojtjes.
Në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet: “Në këto bisedime që janë zhvilluar në formatin 2+2, të dy palët kanë biseduar në lidhje me çështjet e sigurisë së Evropës dhe botës dhe stabilitetin strategjik si dhe çështje të tjera të rëndësishme për mospërhapjen e armatimeve, parandalimin e konkurrencës së armëve në hapësirë dhe marrëdhëniet Rusi-NATO”.
Palët e Rusisë dhe Francës gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kanë theksuar ruajtjen e kësaj marrëveshje.