Sanders: 1/5 e amerikanëve nuk kanë fuqi të blejnë medikamente
(last modified Sat, 18 Jul 2020 07:07:28 GMT )
Korrik 18, 2020 09:07 Europe/Tirane
  • Sanders: 1/5 e amerikanëve nuk kanë fuqi të blejnë medikamente

Barnie Sanders, senatori i pavarur i shtetit Vermont në Amerikë pasi kritikoi shpërndarjen e padrejtë të pasurisë në vend deklaroi se 1 në çdo 5 shtetas amerikan nuk ka fuqi që të blejë medikamente.

Sanders në një mesazh në Twitter tha se 1/5 e amerikanë nuk kanë mundësi që të blejnë ilaçet e rekomanduara nga mjekët dhe shtoi se kreu i kompanisë Moderna i cili nga qeveria Trump mori 483 milion dollarë për prodhimin e vaksinës së virusit Korona, brenda një nate u bë miliarder. Sanders në një mesazh tjetër ka shkruar se në kohën kur familjet amerikane kanë humbur 6.5 trilion dollarë nga pasuria e tyre dhe 50 milion amerikanë kanë shkruar emrin për të gjetur një punë, pasuria e Amerikës është shtuar me 584 miliard dollarë. Sanders kritikon shpërndarjen e padrejtë të pasurisë në Amerikë në kohën kur ky vend po përballet me shtimin e numrit të të infektuarve me virusin korona. Qeveria amerikane u tregua shumë vonuar në nisjen e testimeve për virusin korona ndërkohë që në shumë raste ajo është përballur me mungesë të kiteve për diagnostikimin e virusit korona.