Trump insiston në mospërdorimin e maskës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98759-trump_insiston_në_mospërdorimin_e_maskës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk po e shqyrton mundësinë që të detyrojë amerikanët që të bartin maska, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejmë e korona virusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Trump insiston në mospërdorimin e maskës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se nuk po e shqyrton mundësinë që të detyrojë amerikanët që të bartin maska, me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejmë e korona virusit.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e korona virusit, ku janë regjistruar 3,6 milionë infektime. “Jo, dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe unë nuk besoj në këtë”, tha Trump për Fox News, kur u pyet nëse mbajtja e maskave duhet të bëhet e detyrueshme në mbarë vendin. Përgjatë krizës me korona virus, Trump ka refuzuar që t’iu bëjë thirrje amerikanëve që të mbajnë maska në publik edhe presidenti vetëm njëherë është parë të ketë mbajtur maskë, gjatë një ngjarjeje publike. Megjithatë, më 14 korrik, presidenti u duk se u tërhoq nga ky qëndrim gjatë një interviste dhënë CBS-së, ku ju bëri thirrje njerëzve që të mbajnë maska me qëllim që të parandalohet përhapja e korona virusit dhe potencialisht rastet me vdekje. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA janë konfirmuar 3,64 milionë raste me korona virus dhe pothuajse 140 mijë viktima.