Totali i viktimave nga virusi korona në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98761-totali_i_viktimave_nga_virusi_korona_në_botë
Numri i të vdekurve nga korona virusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 600 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 19, 2020 09:02 Europe/Tirane
  • Totali i viktimave nga virusi korona në botë

Numri i të vdekurve nga korona virusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 600 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 600.039 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 14.215.771, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 142.065 viktima. Pas saj radhiten Brazili me 77.932 viktima, Britania e Madhe me 45.233, Meksika me 38.310, Italia 35.282, Franca 30.152, Spanja 28.420, India 26.295, Irani 13.979, Peruja 12.799, Rusia 12.247, Belgjika 9.800, Gjermania 9 .160, Kanadaja 8.839, Kili 8.347, Kolumbia 6.288, Holanda 6.138, Suedia 5.619, Pakistani 5.522, Turqia 5.250 dhe Ekuadori me 5.250 të vdekur nga COVID-19. Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Afrika e Jugut (4.804), Kina (4.634), Egjipti (4.188), Indonezia (4.016), Iraku (3.616), Bangladeshi (2.581), Arabia Saudite (2.407) Argjentina (2.178), Bolivia (2.049), Rumania (2.009), Zvicra (1.969), Irlanda (1.752), Portugalia (1.682), Filipinet (1.773), Polonia (1.618), Ukraina (1.477), Guatemala (1.443), Afganistani (1.147), Algjeria (1.057) dhe Panamaja (1.038). Pas shfaqjes në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 8.488.370 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka 5.127.362 raste aktive që presin të shërohen.