OBSH mirëpret lajmin e mirë për vaksinën e virusit Korona
OBSH ka mirëpritur dhe vlerësuar rezultatet pozitive të testimeve të kryera mbi vaksinën e virusit korona.
Michael J.Rayan, drejtori i programit të emergjencës në OBSH, ka vlerësuar dhe është shprehur i kënaqur nga rezultatet e para të dy vaksinave për virusin korona dhe ka thënë: Ne duhet të bëjmë testime në përmasa akoma më të mëdha. Rayan shtoi: Informacionet e nxjerra në këtë fazë të testimit të vaksinës së virusit Korona, janë shpresëdhënëse. Universiteti i Oxfordit ka zhvilluar një vaksinë për korona virusin e cila duket se në fazat e para të studimit ka treguar se është e sigurt dhe aktivizon sistemin imunitar. Testet që përfshinin 1,077 persona treguan se injeksioni çoi në prodhimin e antitrupave dhe qelizave T që mund të luftojnë korona virusin. Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë herët të themi nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje dhe testime më të mëdha janë në proces. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës.