Statistikat e Covid-19, rekord vdekjesh në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98842-statistikat_e_covid_19_rekord_vdekjesh_në_amerikë
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Amerika ka regjistruar një rekord të ri të rasteve të vdekjeve me Covid-19.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2020 03:41 Europe/Tirane
  • Statistikat e Covid-19, rekord vdekjesh në Amerikë

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Amerika ka regjistruar një rekord të ri të rasteve të vdekjeve me Covid-19.

Në 24 orët e kaluara në Amerikë kanë humbur jetën mbi 1000 pacientë për shkak të sëmundjes së Covid-19. Ndërkohë numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 15 milion, përkatësisht 15,091,696 sipas Worldometers. Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 619,560. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 144,956 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 81,597, Britania e Madhe me 45,422, Italia me 35,073, Franca me 30,165 dhe Spanja me 28,424. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Shqipëri janë shënuar 117 viktima dhe janë regjistruar 4,290 të infektuar. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 9,115,482 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,3 milion raste aktive që presin të shërohen.