OBSH dënon pretendimet e Mike Pompeo
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit që ka bërë në Britani u e ka quajtur "politike" këtë organizatë ndërkombëtare.
Gazeta britanike "The Guardian" në një raport të saj ka shkruar se zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në reagim ndaj pretendimeve të reja dhe akuzave të pabaza të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit dhe ka deklaruar: "Kjo organizatë ndërkombëtare nuk është e informuar për pretendime të tilla, mirëpo në mënyrë të fuqishme hedh poshtë çfarëdo lloj sulme dhe pretendime të pabaza".
OBSH ka kërkuar nga vendet e ndryshme të botës që të përqendrohen në luftën kundër pandemisë Korona e cila po shkakton vdekje dhe vuajtje të tmerrshme në mbarë botën.
Mike Pompeo të martën në një takim jo publik me autoritetet e Britanisë, ka dhënë deklarata të ashpra kundër OBSH dhe ka pretenduar se kjo organizatë ndërkombëtare është vendosur në dispozicion të Kinës dhe është fajtore kryesore për vdekjen e qytetarëve britanik si pasojë e infektimit me virusin Korona!
Ai gjithashtu ka pretenduar se OBSH është një organizatë politike dhe jo një institucion shkencor dhe në bazë të informacioneve të besueshme, kryetari i OBSH në vitin 2017 ka bërë një marrëveshje me Kinën për t'i dhënë mundësi atij që të fitojë në zgjedhjen si kryetar të kësaj organizate.