Përforcime në kufijtë e Rusisë
Rusia do të forcojë kufijtë e saj në përgjigje të dislokimit të forcave të NATO-s.
Të Mërkurën, 22 Korrik, Zëvendësministri i Jashtëm rus në një intervistë me agjencinë e lajmeve TASS tha se reagimi i mundshëm i Rusisë ndaj veprimeve të Aleancës Atlantike do të ishte efektiv dhe më pak i kushtueshëm. "Rusia do të marrë masa për të forcuar kufirin e saj perëndimor në përgjigje të rivendosjes së forcave të NATO-s, nëse është e nevojshme", tha zëvendësministri i jashtëm rus Aleksander Grushko. "Nëse përforcimi vlerësohet i nevojshëm, atëherë sigurisht që do të merren të gjitha masat e nevojshme," shtoi ai. “Ndonjëherë në biseda me kolegët tanë ata sugjerojnë që përgjigja jonë duhet të jetë simetrike. […] Jo, ne do të bëjmë atë që duhet; e gjithë kjo do të jetë në përputhje me angazhimet që kemi marrë", pohoi Aleksander Groushko. Zëvendësministri i Jashtëm rus gjithashtu shprehu keqardhjen e tij për zhvillimet negative në situatën e sigurisë ndërkombëtare. Sipas Reuters, 9,500 ushtarë dhe oficerë amerikanë do të tërhiqen nga Gjermania. Disa kanë spekuluar se këto forca mund të transferohen në Poloni çka ka shkaktuar reagimin e Moskës.