Trump nis trupat federale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98933-trump_nis_trupat_federale
Presidenti Donald Trump do të dërgojë përforcime për forcat e sigurisë federale në qytetet amerikane në përpjekje për të goditur protestuesit dhe krimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2020 17:30 Europe/Tirane
  • Trump nis trupat federale

Presidenti Donald Trump do të dërgojë përforcime për forcat e sigurisë federale në qytetet amerikane në përpjekje për të goditur protestuesit dhe krimin.

Çikago dhe dy qytete të tjera në duart e demokratëve janë marrë në shënjestër nga presidenti republikan në kuadër të një rritjeje të dhunës atje. Por, dislokimet e trupave federale në Portland, Oregon, në mesin e një vale zemërimi, kanë qenë të shumë polemizuara. Kryebashkiaku i qytetit ishte mes personave që u përballën me gazin lotsjellës në një protestë. Ligji dhe rendi janë shndërruar në shtyllën kryesore të përpjekjes për rizgjedhje të Trump. Që nga vdekja më 25 maj e afro amerikanit George Floyd në duart e policisë, në Mineapolis, ka patur protesta, që shpesh herë janë përshkallëzuar edhe në trazira civile në dhjetëra qytete amerikane. Në Portland, ku janë regjistruar më shumë se 50 ditë demonstrata, kryebashkiaku Ted Wheeler u përball me gaz lotsjellës, të lëshuar nga agjentë federalë, ndërsa merrte pjesë në një protestë në qytet, mbrëmjen e të mërkurës. Duke folur për Nju Jork Tajms, demokrati tha se gazi lotsjellës ishte një reagim i ekzagjeruar i oficerëve federalë dhe se ai nuk kishte parë asnjë veprim që të provokonte një reagim të tillë.