Pandemia vazhdon të rrënojë botën
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në rang global ka arritur në 15 milionë, ndërsa raportohen 619.150 viktima, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në Shtetet e Bashkuara shifrat e të prekurve me koronavirus janë në rritje intensive, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në mbi 4 milionë sipas Universitetit Johns Hopkins. Disa shtete po vendosin rekorde për rritje një-ditore në vdekjet e COVID-19. Brazili ka shpërthimin e dytë më të madh në botë, pas Shteteve të Bashkuara, në të dy numrat e rasteve dhe vdekjeve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59.961 raste të reja COVID-19. Në të njëjtën periudhë 24-orëshe, 1.311 pacientë të tjerë vdiqën nga sëmundja, duke e çuar numrin e vdekjeve në 84.082. Numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 tejkaloi 1.2 milion në Indi ndërsa numri i vdekjeve në 29.861, sipas të dhënave të fundit nga ministria e shëndetësisë. Spanja gjithashtu theu rekordin e një dite të infeksionit COVID-19, pasi vendi raportoi gjithsej 270 116 infeksione, një rritje prej 971 nga një ditë më pare. Përditësimi i përjavshëm i ministrisë mbi epideminë në Francë tregoi se numri i rasteve të reja u rrit me 26 përqind krahasuar me javën e kaluar.