Trump heq kufizimet për shitjen e dronëve të armatosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98963-trump_heq_kufizimet_për_shitjen_e_dronëve_të_armatosur
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se presidenti amerikan ka nënshkruar një urdhër që heq kufizimet për shitjen e dronëve të armatosur ushtrive të vendeve të huaja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2020 05:56 Europe/Tirane
  • Trump heq kufizimet për shitjen e dronëve të armatosur

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se presidenti amerikan ka nënshkruar një urdhër që heq kufizimet për shitjen e dronëve të armatosur ushtrive të vendeve të huaja.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Trump me këtë urdhër lejon shitjen e dronëve të armatosur për  vendet e tjera. Politika e re e qeverisë amerikane lejon shitjen e dronëve të armatosur vendeve të tjera në një kohë kur më herët shitja e këtyre pajisjeve vendeve të tjera ishte e ndaluar në bazë të regjimit për kontrollimin e teknologjisë raketore. Traktati për këtë regjim është nënshkruar 3 dekada më parë nga 35 vende të botës për të parandaluar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe në këtë traktat dronët e mëdhenj janë përkufizuar si raketa cruise dhe për shitjen e tyre janë vendosur disa kufizime. Mirëpo me politikat e reja qeveria amerikane nuk është e detyruar që të respektojë rregullat për shitjen e dronëve që fluturojnë nën 800 km/orë.