OKB dënon shtypjen e protestuesve në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98965-okb_dënon_shtypjen_e_protestuesve_në_amerikë
Protestat e pashoq të fundit në Amerikë që nisën me vrasjen mizore të shtetasit zezak amerikan George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Mineapolis të shtetit Minesota më 25 maj në Amerikë, me gjithë përpjekjet e qeverisë Trump e cila ësthë muduar t’i shuajë këto protesta me forcë dhe dhunë, kanë vazhduar akoma.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 25, 2020 10:26 Europe/Tirane
  • OKB dënon shtypjen e protestuesve në Amerikë

Protestat e pashoq të fundit në Amerikë që nisën me vrasjen mizore të shtetasit zezak amerikan George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Mineapolis të shtetit Minesota më 25 maj në Amerikë, me gjithë përpjekjet e qeverisë Trump e cila ësthë muduar t’i shuajë këto protesta me forcë dhe dhunë, kanë vazhduar akoma.

Reagimi i Trump ndaj protestave tashmë ka ngjallur reagimin kritikues edhe të OKB. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Cështjeve Humanitare (OCHA) të premten kritikoi qeverinë amerikane për shtypjen e protestuesve anti-racizëm, duke thënë se forcat e sigurisë amerikane dhe policia nuk duhet të përdorin forcë kundër protestuesve dhe gazetarëve në qytete të tilla si Portland ose t'i ndalojnë protestuesit në mënyrë të paligjshme. Ky organ ndërkombëtar tha se forcat federale dhe agjentët  e zbatimit të ligjit duhet të jenë qartë të identifikueshëm në mënyrë që ata të mund të mbajnë përgjegjësi për çdo abuzim me përdorimin e forcës. Disa qytete amerikane, përfshirë Portland, Oregon, që nga vrasja e George Floyd janë bërë qendra të organizimit të protestave. Protestuesit në Chicikago gjithashtu akuzuan policinë për përdorimin e tepruar të forcës. Liz Trussell, zëdhënës i Zyrës së OKB për të Drejtat e Njeriut, në një konferencë shtypi në Gjenevë tha: "Është shumë e rëndësishme që njerëzit të protestojnë në mënyrë paqësore dhe njerëzit të mos jenë të ekspozuar ndaj sjelljeve jo të përshtatshme dhe diskriminuese." Duke përmendur raportet se protestuesit paqësorë po arrestohen nga "persona të panjohur dhe agjentë federalë", ajo shprehu shqetësim se paraburgime të tilla arbitrare dhe të paligjshme mund t'i legjitimonin të tilla sjellje. Kjo nuk është hera e parë që Kombet e Bashkuara kanë marrë një qëndrim mbi protestat e përhapura në Shtetet e Bashkuara në përgjigje të racizmit dhe padrejtësisë. Në fillim të qershorit 2020, Komisionari i Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut Michel Bachelet kritikoi "racizmin strukturor" në Shtetet e Bashkuara dhe shprehu shqetësimin për "sulmin e paparë" ndaj gazetarëve që mbulojnë protesta masive në Shtetet e Bashkuara. Bachelet në një deklaratë tha: Zërat që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund vrasjes së afrikano-amerikanëve të paarmatosur duhet të dëgjohen. Duhet gjithashtu të ketë zëra që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund dhunës policore dhe t'i jepet fund racizmit strukturor dhe racor në shoqërinë amerikane. Një ditë më parë presidenti Donald Trump do të dërgojë përforcime për forcat e sigurisë federale në qytetet amerikane në përpjekje për të goditur protestuesit dhe krimin. Çikago dhe dy qytete të tjera në duart e demokratëve janë marrë në shënjestër nga presidenti republikan në kuadër të një rritjeje të dhunës atje. Por, dislokimet e trupave federale në Portland, Oregon, në mesin e një vale zemërimi, kanë qenë të shumë polemizuara. Kryebashkiaku i qytetit ishte mes personave që u përballën me gazin lotsjellës në një protestë. Ligji dhe rendi janë shndërruar në shtyllën kryesore të përpjekjes për rizgjedhje të Trump. Që nga vdekja më 25 maj e afro amerikanit George Floyd në duart e policisë, në Mineapolis, ka patur protesta, që shpesh herë janë përshkallëzuar edhe në trazira civile në dhjetëra qytete amerikane. Në Portland, ku janë regjistruar më shumë se 50 ditë demonstrata, kryebashkiaku Ted Wheeler u përball me gaz lotsjellës, të lëshuar nga agjentë federalë, ndërsa merrte pjesë në një protestë në qytet, mbrëmjen e të mërkurës. Duke folur për Nju Jork Times, demokrati tha se gazi lotsjellës ishte një reagim i ekzagjeruar i oficerëve federalë dhe se ai nuk kishte parë asnjë veprim që të provokonte një reagim të tillë. Protestat në Amerikë organizohen pothuajse në të gjitha qytetet e këtij vendi kundër vrasjes së këtij zezaku dhe kundër racizmit që bëhet ndaj njerëzve me ngjyrë. Mirëpo këto protesta janë përhapur tashmë në të gjithë vendin.