Korrik 25, 2020 17:12 Europe/Tirane
  • Rrëzohen dy përmendore të zbuluesit të Amerikës në Çikago

Në vazhdim të lëvizjes protestuese për drejtësi sociale dhe kundër diskriminimit racor në Amerikë, janë rrëzuar dy përmendore të zbuluesit të Amerikës në dy rajone të qytetit Çikago.

Gazeta amerikane "New York Times" njoftoi se dy përmendore të Kristofer Kolombo janë rrëzuar ditën e premte nga dy parqe të qytetit Çikago.  

Kjo është ngjarja më e fundit në lidhje me protestat kundër diskriminimit racor që po zhvillohen gjatë javëve të fundit në Amerikë.

Sipas këtij burimi, në Grant Park të Çikagos me një vinç është hequr busti i Kristofer Kolombo që gjatë javës së fundit është shndërruar në arenë të protestave dhe përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Heqja e këtij busti është mirëpritur dhe inkurajuar nga qytetarët drejtpërdrejtë në rrjetet sociale dhe janë transmetuar nga televizionet lokale.

Një bust tjetër i Kristofer Kolombo është hequr edhe nga parku Arrigo Park në këtë qytet.

Protestat kundër racizmit po zhvillohen anë e mbanë Amerikës për shkak të vrasjes së zezakut Georg Floyd nga një polic i bardhë.

Tags