Lufta e ftohtë Kinë-Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98989-lufta_e_ftohtë_kinë_amerikë
Ministri i Jashtëm kinez pas përshkallëzimit të tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara i quajti marrëdhëniet midis dy vendeve shumë të brishta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2020 03:31 Europe/Tirane
  • Lufta e ftohtë Kinë-Amerikë

Ministri i Jashtëm kinez pas përshkallëzimit të tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara i quajti marrëdhëniet midis dy vendeve shumë të brishta.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi fajësoi Shtetet e Bashkuara për të gjitha problemet në marrëdhëniet Pekin-Uashington dhe tha: Qëllimi i SHBA është të ndalojë procesin e përparimit të Kinës dhe në këtë mënyrë ata nuk kursejnë asnjë përpjekje dhe nuk njohin kufij. Edhe pse tensionet në marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. që kanë lindur për shkak të abuzimeve të pashembullta të Uashingtonit në Azinë Lindore, por pa marrë parasysh historinë e kaluar të paktën dy zhvillimet e fundit kanë ndryshuar qëndrimet e zyrtarëve të Pekinit ndaj Uashingtonit: E para është fushata diplomatike kineze-amerikane për të mbyllur konsullatat e njëri-tjetrit. Shtetet e Bashkuara të Mërkurën e kaluar i dhanë Kinës 72 orë për të mbyllur konsullatën e saj në Houston të Teksasit. Pekni të Premten në të njëjtën mënyrë i kërkoi Uashingtonit të mbyllte konsullatën e tij në Chengdu. Ngjarja e dytë në përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka të bëjë me vërejtjet e ashpra të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, i cili bëri thirrje për formimin e një koalicioni të ri ndërkombëtar kundër Kinës. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate të Pompeos, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze gjithashtu i përshkroi fjalët e Pompeos si të kota, duke thënë "ajo që po bën është e kotë, ashtu si një milingonë që përpiqet të shkund një pemë". Paralelisht me thirrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit për një koalicion të ri ndërkombëtar kundër Kinës, Kremlini theksoi gjithashtu se Rusia nuk do të marrë pjesë në ndonjë koalicion kundër vendeve të tjera, veçanërisht kundër Kinës. Duke pasur parasysh një situatë të tillë, lind pyetja se cilat janë arsyet që autoritetet kineze në këtë kohë, i vlerësojnë marrëdhëniet Kinë-Sh.B.A si të vështira dhe shumë të brishta? Nga këndvështrimi i analistëve, Kina është shfaqur si një fuqi botërore përballë Shteteve të Bashkuara dhe kjo ka shkaktuar shqetësim në mesin e strategëve dhe zyrtarëve amerikanë. Lufta tregtare Kinë-SH.B.A., ndërhyrja amerikane në çështjet e brendshme dhe territoriale të Kinës, përfshirë Hong Kongun dhe Tajvanin, manovrat e përbashkëta të SH.B.A.-së me disa vende të Kinës jugore dhe përshkallëzimi i krizës në Gadishullin Korean, mund të interpretohet si veprimet që janë ndërmarrë në kuadër të qasjes amerikane kudnër Kinës. Ajo që është e sigurt është se veprimi i ndërsjellë i Kinës në mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu të Kinës, si dhe vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez për situatën e brishtë të marrëdhënieve Pekin-Uashington, tregojnë se marrëdhëniet Kinë-SHBA janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe veprimet jo të mirëllogaritura të Trump në marrëdhënie me Kinën cuan në reagimin reciprok të Kinës dhe vazhdimi i kësaj politike nga Shtetet e Bashkuara, mund t'i japë fund politikës së njëanshme të Amerikës në botë.