Paralajmërohet përhapje e bakteries Salmonella në 23 shtete të Amerikës
Qendra e kontrollit të epidemive në Amerikë ka paralajmëruar për përhapjen e bakteries Salmonella në 23 shtete të këtij vendi.
Faqja informative "Hill" njoftoi se qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve epidemike në Amerikës (CDC) ka filluar hulumtimet në lidhje me përhapjen e bakteries Salmonella në 23 shtete të Amerikës.
Sipas këtij burimi, deri më tani janë regjistruar me qindra raste të infektimit me bakterien Salmonella në rajone të ndryshme të Amerikës.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve epidemike në Amerikës (CDC) ka deklaruar se deri ditën e enjte të javës që po lëmë pas në përgjithësi janë regjistruar 212 persona të infektuar me bakterien Salmonella që 28 raste janë regjistruar në shtetet Arizona, Florida, Aidaho dhe Maine, Dakota Veriore Nebraska, Dakota Jugore dhe Virxhinia.
Bakteria Salmonella është një grup bakteriesh që mund të shkaktojnë helmim ushqimor.