Ulet flamuri amerikan nga konsullata në Chengdu të Kinës
Flamuri kombëtar i Amerikës është ulur nga shtiza në konsullatën amerikane në qytetin Chengdu të Kinës.
Sipas urdhrit të autoriteteve kineze për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu si një masë reciproke pas mbylljes së konsullatës kineze në Huston, flamuri amerikan është ulur poshtë dhe konsullata është mbyllur. Mediat kineze raportojnë se flamuri është ulur në orën 6:18 minuta sipas orës lokale. Autoritetet kineze thonë se mbyllja e konsullatës ishte një përgjigje e ligjshme dhe e domosdoshme kundrejt veprimeve të papërgjegjshme të Uashingtonit ndaj konsullatës kineze në Huston. Ajo që është e sigurt është se veprimi i ndërsjellë i Kinës në mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu të Kinës, si dhe vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez për situatën e brishtë të marrëdhënieve Pekin-Uashington, tregojnë se marrëdhëniet Kinë-SHBA janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe veprimet jo të mirë llogaritura të Trump në marrëdhënie me Kinën çuan në reagimin reciprok të Kinës dhe vazhdimi i kësaj politike nga Shtetet e Bashkuara, mund t'i japë fund politikës së njëanshme të Amerikës në botë.