Shefi i sigurisë kombëtare të SHBA preket nga Covid-19
Korrik 27, 2020 21:03 Europe/Tirane
Këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump për sigurinë kombëtare ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi që Robert O’Brien ka “simptoma të buta” të virusit. ”Robert është vetizoluar dhe punon nga shtëpia. Nuk ka asnjë rrezik për presidentin dhe zëvendës presidentin”, thuhet në deklaratë. O’Brien është zyrtari më i lartë i administratës amerikane që dihet se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19. Deri më tani janë shënuar 149,973 viktima dhe janë regjistruar 4,392,833 të infektuar, sipas Worldometers.
Tags