Gjermania e admiruara e globit, bie përkrahja për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99081-gjermania_e_admiruara_e_globit_bie_përkrahja_për_amerikën
Gjermania është listuar si vendi më i admiruar i botës për të tretin vit rradhazi, duke i lënë Shtetet e Bashkuara në një betejë për vendin e dytë përballë Kinës dhe Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Gjermania e admiruara e globit, bie përkrahja për Amerikën

Gjermania është listuar si vendi më i admiruar i botës për të tretin vit rradhazi, duke i lënë Shtetet e Bashkuara në një betejë për vendin e dytë përballë Kinës dhe Rusisë.

Një sondazh i fundit i Gallup ka treguar se mbështetja në rang global për ShBA-në ka mbërritur në 33%, një shifër kjo shumë herë më e ulët se Gjermania e cila gëzon përkrahjen e 44% të globit. Analistët e kanë lidhur këtë rënie me politikat kontroverse të Presidentit, Donald Trump, ndonëse ky i fundit shprehet se i ka dhënë Amerikës një imazh më të fortë në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara u renditën vetëm 1% më mirë se Kina dhe 3% më mirë se Rusia që zë vendin e katërt. Diçka e tillë vë në pikëpyetje deklaratën e një dite më parë nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i cili u shpreh se ShBA-ja vijon të gëzojë respektin e duhur për të udhëhequr botën e lirë në rivalitetin e vazhdueshëm me Kinën. Duhet theksuar se besimi i europianëve tek aleatët tradicionalë ka rënë ndjeshëm. Por, një fakt interesant që del në pah nga sondazhi, tregon se përkrahësja më e madhe e Shteteve të Bashkuara në Europë është Kosova, ku 82% e popullsisë tregojnë mbështetje, e ndjekur nga Shqipëria me 67% dhe Polonia me një shkallë aprovimi prej 59%.