Avioni luftarak amerikan i afrohet Shanghait
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99085-avioni_luftarak_amerikan_i_afrohet_shanghait
Në një veprim shumë të rrallë në vitet e fundit, një aeroplan luftarak anti-nëndetëse amerikan është afruar në qytetin lindor kinez Shanghai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2020 17:37 Europe/Tirane
  • Avioni luftarak amerikan i afrohet Shanghait

Në një veprim shumë të rrallë në vitet e fundit, një aeroplan luftarak anti-nëndetëse amerikan është afruar në qytetin lindor kinez Shanghai.

Sipas South China Morning Post, aeroplani u afrua 100 kilometra larg qytetit, çka është një nga distancat më të afërta që një avion amerikan ka pasur me një qytet kinez. Shumica e këtyre aeroplanëve fluturojnë përgjatë brigjeve të Kinës. Nga këndvështrimi i ekspertëve, këto fluturime mund të shkaktojnë përplasje shumë të rrezikshme. Ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2001, kur një aeroplan spiun amerikan u përplas me një avion luftarak kinez në qiellin e provincës më jugore të Kinës, Hai Nan, duke vrarë një pilot kinez. Në të njëjtën kohë, 24 anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit spiun amerikan u detyruan të ulen në tokën kineze ku u arrestuan.