Ulja e flamurit amerikan në Chengdu të Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99093-ulja_e_flamurit_amerikan_në_chengdu_të_kinës
Mediat kineze kanë njoftuar uljen e flamurit amerikan nga konsullata amerikane në Chengdu të Kinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2020 04:57 Europe/Tirane
  • Ulja e flamurit amerikan në Chengdu të Kinës

Mediat kineze kanë njoftuar uljen e flamurit amerikan nga konsullata amerikane në Chengdu të Kinës.

Flamuri kombëtar i Amerikës është ulur nga shtiza në konsullatën amerikane në qytetin Chengdu të Kinës. Sipas urdhrit të autoriteteve kineze për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu si një masë reciproke pas mbylljes së konsullatës kineze në Huston, flamuri amerikan është ulur poshtë dhe konsullata është mbyllur. Mediat kineze raportojnë se flamuri është ulur në orën 6:18 minuta sipas orës lokale. Autoritetet kineze thonë se mbyllja e konsullatës ishte një përgjigje e ligjshme dhe e domosdoshme kundrejt veprimeve të papërgjegjshme të Uashingtonit ndaj konsullatës kineze në Huston. Autoritetet kineze thonë se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjës për të gjitha problemet në marrëdhëniet Pekin-Uashington pasi qëllimi i SHBA është të ndalojë procesin e përparimit të Kinës dhe në këtë mënyrë ata nuk kursejnë asnjë përpjekje dhe nuk njohin kufij. Edhe pse tensionet në marrëdhëniet Kinë-SH.B.A. që kanë lindur për shkak të abuzimeve të pashembullta të Uashingtonit në Azinë Lindore, por pa marrë parasysh historinë e kaluar të paktën dy zhvillimet e fundit kanë ndryshuar qëndrimet e zyrtarëve të Pekinit ndaj Uashingtonit: E para është fushata diplomatike kineze-amerikane për të mbyllur konsullatat e njëri-tjetrit. Shtetet e Bashkuara të Mërkurën e kaluar i dhanë Kinës 72 orë për të mbyllur konsullatën e saj në Houston të Teksasit. Pekni të Premten në të njëjtën mënyrë i kërkoi Uashingtonit të mbyllte konsullatën e tij në Chengdu. Ngjarja e dytë në përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka të bëjë me vërejtjet e ashpra të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, i cili bëri thirrje për formimin e një koalicioni të ri ndërkombëtar kundër Kinës. Duke reaguar ndaj kësaj deklarate të Pompeos, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze gjithashtu i përshkroi fjalët e Pompeos si të kota, duke thënë "ajo që po bën është e kotë, ashtu si një milingonë që përpiqet të shkund një pemë". Paralelisht me thirrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit për një koalicion të ri ndërkombëtar kundër Kinës, Kremlini theksoi gjithashtu se Rusia nuk do të marrë pjesë në ndonjë koalicion kundër vendeve të tjera, veçanërisht kundër Kinës. Duke pasur parasysh një situatë të tillë, lind pyetja se cilat janë arsyet që autoritetet kineze në këtë kohë, i vlerësojnë marrëdhëniet Kinë-Sh.B.A si të vështira dhe shumë të brishta? Nga këndvështrimi i analistëve, Kina është shfaqur si një fuqi botërore përballë Shteteve të Bashkuara dhe kjo ka shkaktuar shqetësim në mesin e strategëve dhe zyrtarëve amerikanë. Lufta tregtare Kinë-SH.B.A., ndërhyrja amerikane në çështjet e brendshme dhe territoriale të Kinës, përfshirë Hong Kongun dhe Tajvanin, manovrat e përbashkëta të SH.B.A.-së me disa vende të Kinës jugore dhe përshkallëzimi i krizës në Gadishullin Korean, mund të interpretohet si veprimet që janë ndërmarrë në kuadër të qasjes amerikane kudnër Kinës. Ajo që është e sigurt është se veprimi i ndërsjellë i Kinës në mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu të Kinës, si dhe vërejtjet e ministrit të Jashtëm kinez për situatën e brishtë të marrëdhënieve Pekin-Uashington, tregojnë se marrëdhëniet Kinë-SHBA janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe veprimet jo mirëllogaritura të Trump në marrëdhënie me Kinën çuan në reagimin reciprok të Kinës dhe vazhdimi i kësaj politike nga Shtetet e Bashkuara, mund t'i japë fund politikës së njëanshme të Amerikës në botë.