Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës paralajmëron Pompeo-n
https://parstoday.ir/sq/news/world-i99124-zëdhënësi_i_ministrisë_së_jashtme_të_kinës_paralajmëron_pompeo_n
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ka paralajmëruar sekretarin amerikan të shtetit në lidhje me shtimin e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 29, 2020 11:58 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës paralajmëron Pompeo-n

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës ka paralajmëruar sekretarin amerikan të shtetit në lidhje me shtimin e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.

Wang Wenbin ditën e martë në reagim ndaj deklaratave ndërhyrëse të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, në lidhje me Detin e Kinës Jugore, ka paralajmëruar atë që t'i japë fund sjelljeve tensionuese dhe ndërhyrëse në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës duke hedhur poshtë deklaratat e Mike Pompeo-t i cili ka thënë se "Deti i Kinës Jugore nuk është pjesë e Kinës", ka shtuar: "Pekini gjithnjë synon stabilitetin në këtë det".

Wang Wenbin duke theksuar thyerjen e komploteve të Amerikës në rajon, ka thënë: "Pekini kurrë nuk ka zgjeruar pretendimet e veta në lidhje me territorin e këtij vendi, por gjithmonë ka qenë i zotuar ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe ka kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me palët nëpërmjet negociatave. Prania amerikane është në dëm të paqes dhe stabiliteti dhe interesave të vendeve të rajonit. Amerika gjithnjë po shkel ligjet ndërkombëtare.