OKB përsëri shpreh vetëm shqetësim rreth Jemenit
Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB pa vë në dukje fare agresionin ushtarak të koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka shpreh shqetësim për gjendjen kritike të Jemenit.
Farhad Haq, zv/zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka shprehur shqetësime për përhapjen e virusit Korona në të gjithë Jemenin dhe për gjendjen kritike në këtë vend.
Ai ka thënë: "Shqetësimet tona vazhdojnë të ekzistojnë në lidhje me përhapjen e virusit Korona në të gjithë Jemenin. Ne gjatë muajve të kaluara vazhdimisht kemi deklaruar se mosmbështetja ndaj fondit të ndihmave humanitare të veçanta për Jemenit bëhet shkak që ne të reduktojmë programet tona në këtë vend. Kjo është në kohën kur populli jemenas ka nevojë shumë të madhe për këto ndihma humanitare. Qytetarët jemenas aktualisht po përballen me kërcënim serioz të përhapjes së virusit Korona dhe pasojat e kësaj krize mund të jenë tepër shkatërruese".